Në aksident trafiku lëndohet rëndë një 26 vjeçar

Një 26 vjeçar, banor i Rosomanit është lënduar rëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë 15 minuta para mesnate në magjistralen Gradsko-Prilep, tek pompa e benzinës në Rosoman, ka njoftuar për MIA Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB-Veles.

Duke drejtuar mjetin me targa të Kavadarit, ai ka humbur kontrollin ndaj makinës dhe ka dal nga rruga. Për shkak të lëndimeve të rënda trupore 26 vjeçari është dërguar për kurim në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup.

Ekspertizë në vendngjarje kanë kryer organet kompetente të cilat punojnë në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.