Në aeroportin e Shkupit, gjatë hyrjes në shtet, dje në orën 13:00 pasi ishte kontrolluar B.D (19) nga fshati Bojanë i Shkupit, ishte konstatuar se në evidencën operative gjendej në listën me masë “arrest” nga Departamenti i Kërkimit.
Siç është bërë e ditur në buletinin e sotëm të policisë, B.D. ishte arrestuar dhe iu është dorëzuar nëpunësve të policisë të Departamentit të Policisë në Petrovec për procedurë të mëtutjeshme.





