Në aeroportin e Pekinit kanë kaluar 100 milionë udhëtarë brenda një viti

Të dhënat statistikore tregojnë se vjet Aeroporti i Kryeqytetit i Pekinit u ka shërbyer 100 milionë udhëtarëve nga brenda e jashtë vendit.

Aeroporti i Kryeqytetit u bë kështu i dyti në botë, pas atij të Atlantës në ShBA, që arrin këtë rekord të transportimit brenda një viti, raportoi Radioja Kombëtare e Kinës.

Ai gjithashtu është renditur si aeroporti i dyti më i ngarkuar në botë për nëntë vjet radhazi dhe është vlerësuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve për shërbime të shkëlqyera gjatë dhjetëve vjetëve të kaluar.

Deri më 30 dhjetor të vitit 2019, përqindja e fluturimeve të përpikta arriti në 81.42 %, 1.42 pikë përqindjeje më shumë në krahasim me vitin 2018.

Aeroporti i Kryeqytetit i Pekinit është i vetmi në Kinë me tre terminale dhe dy kulla kontrolli. Ai është i lidhur drejtpërdrejt me 296 aeroporte në 65 vende e rajone të botës.

Siç mësohet, deri në fund të vitit 2019, në Kinë kishte 238 aeroporte, 15 prej të cilave përpunojnë 10 milionë udhëtarë në vit, 13 mbi 20 milionë, një mbi 30 milionë, gjashtë mbi 40 milionë, dy mbi 50 milionë, tre mbi 70 milionë dhe një, pikërisht Aeroporti i Kryeqytetit i Pekinit, më shumë se 100 milionë.(Zhang Yan)