Në 24 orët e fundit në qendrat co vid në Shkup janë shtruar 59 pacientë të rinj

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 59 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me coronavirus.

Gjithsej 578 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit në klinikat interne ka pasur 29pranime. Në covid Qendrën në spitalin “8 shtatori” ka pasur 9 pranime të pacientëve, 1 pacient është pranuar në Klinikën për Sëmundje Infektive ndërsa në Kozle 4 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 21 pacientë, ndërsa momentalisht në spitalin “8 shtatori” ka gjithsej 121 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 133 pacientë, në Kozle 36 dhe në GAK 7.

Gjithsej 578 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 45 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.