Në 24 orët e fundit në Gjermani janë regjistruar 590 viktima nga korona virusi

Në Gjermani në 24 orët e kaluara janë regjistruar 590 raste të koronavirusit, që është numri më i lartë në baza ditore, ndërsa njëkohësisht janë raportuar 20,815 raste të reja, kumtoi sot Instituti “Roberth Koch”.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me korona virus në Gjermani ka shkuar në mbi 1.2 milion, prej të cilëve të paktën 19.932 kanë humbur jetën.

Pavarësisht nga bllokimi i pjesshëm që filloi më 2 nëntor, Gjermania është larg nga arritja e synimit të saj për uljen e numrit të infeksioneve të reja në më pak se 50 në 100 mijë persona.

Instituti Roberth Koch (RKI) raportoi se shkalla e incidencës tani është 149 raste në 100 mijë persona, gati tre herë më shumë sesa synimi i qeverisë.

RKI ka paralajmëruar se infeksionet e reja midis personave të moshuar javët e fundit është rritur dhe kjo çoi në një rritje të numrit të rasteve të rënda dhe vdekjeve.

Sipas shifrave të fundit, aktualisht 4.257 pacientë të prekur nga koronavirusi po marrin trajtim në njësitë e kujdesit intensiv. Mbi 2.535 prej tyre janë në ventilatorë mekanik.

“Këto mund të shmangen nëse të gjithë parandalojnë përhapjen e virusit SARS-CoV-2 me ndihmën e masave të kontrollit të infeksionit”, tha RKI në raportin e fundit.

RKI theksoi se akoma është e nevojshme që e gjithë popullata të angazhohet për parandalimin dhe kontrollin e infeksionit, duke respektuar vazhdimisht rregullat e distancës dhe higjienës, duke mbajtur maska mbrojtëse të fytyrës, si dhe duke iu shmangur grumbullimit të njerëzve, veçanërisht në hapësira të brendshme.

Për sa i përket rasteve me CO VID-19, Gjermania renditet në vendin e pestë në Evropë, pas Francës, Spanjës, Britanisë së Madhe dhe Italisë.