Nën kontroll janë ende zjarret pranë fshatit Trubarevë dhe deponisë Drislla, kumtoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Sipas QMK-së, në territorin e vendit në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 25 zjarre në hapësirë të hapur nga të cilat tre janë aktive, ndërsa dy janë nën kontroll.
Aktive janë zjarret në fshatin Viniçe në komunën e Gazi Babës, në fshatin Petrovo në malin Kozhuf dhe fshatin Vrazhallë të komunës së Zelenikovës.