Në 2020-ën më pak lindje e më shumë vdekje

????????????????????????????????????????????????????????

Numri i foshnjeve të sapolindura në tre mujorin e parë të 2020-ës në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, është ulur për 6.5% dhe është 4596, njoftoi Enti Shtetëror për Statistika.

Rritje për 3% ka edhe te numri i personave të vdekur. Në tre mujorin e parë kanë hvdekur 5064 persona, ndërsa 51 prej tyre janë foshnje.

Rritja natyrale kap shifrën -468 që don të thotë se për aq është më i vogël numri i fëmijëve të posalindur nga numri i personave të vdekur.

Numri i martesave në këtë tre mujor të vitit është zvogëluar në 66.5% në krahasim me periudhën e njejtë të 2019-ës dhe kap shifrën 1147.