Në 2014 nisi ndërtimi i Teatrit të Tetovës! Deri tani ka përfunduar vetëm faza e parë

Punimet në Objektin e Teatrit dhe të bibliotekës në Tetovë duhet të përfundojnë deri në fund të vitit 2025. Kështu deklaron drejtori i Qendrës për Kulturë në Tetovë Arlind Huseini. Sipas tij mjetet janë siguruar edhe tani pritet që të fillojë edhe faza e dytë e projektit.

“Përfundimi i punimeve të Teatrit edhe Bibliotekës në Tetovë sipas vendimit të Qeverisë janë paraparë të përfundojnë në vitin 2025 me punë, ndërsa në vitin 2026 të kryhen mjetet e ngelura që kanë të paguhen për punën e Teatrit të Tetovës. Mjetet për projektin kapital janë të siguruara, buxheti është kompletuar sipas marrëveshjes dhe do të realizohet në disa faza me vendim të Qeverisë do pagesa e fundit pritet më së voni të jenë në fund të vitit 2026”, tha Arlind Huseini – drejtor i qendrës për kulturë Tetovë.

Në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë problem është ngrohja qendrore. Huseini tha se janë duke kërkuar një zgjidhje, dhe gjatë vitit të ardhshëm pritet kjo çështje të tejkalohet.

“Gati 10 apo 15 vite është ky problem. Çdo gjë është e vjetruar. Unë nga dita e ardhjes si drejtor i Qendrës për Kulturë, kam në planë dhe planifikojë që në të ardhmen të kemi një projekt madhor të ketë nxehje”, tha Arlind Huseini, drejtor i Qendrës për Kulturë Tetovë.

Nga Tetari i Tetovës thonë se ata kanë vështirësi sa i përket kohës kur duhet të mbajnë prova, pasi që salla e madhe e Pallatit të Kulturës është e ftohtë dhe ata nuk mund t’i detyrojnë aktorët t’i mbajnë në sallën madhe.

“Nuk po them se nuk ka kushte për punë se sektori administratës dhe puna e përditshme ka nxehje, zyrat, por problemi është tek salla se salla është e madhe dhe nuk kemi mundësi të mbajmë prova në mënyrë të vazhdueshme”, tha Bekim Ismaili, drejtor i Tetarit të Tetovës.

Gurthemeli i Teatrit të Tetovës u hodh në vitin 2014 edhe pas shtatë vitesh ka përfunduar vetëm faza e parë e projektit. Ndërrimi i shpeshtë i ministrave të Kulturës, revizionet e brendshme për dyshime të keqpërdorimeve dhe mos lëshimi i mjeteve nga ana e Qeverisë ka bërë që institucioni i Tetarit të Tetovës akoma të mos ketë objekt në vete.