Në 2 vjet, 274 viktima në aksidente trafiku! Do të rritet numri i kamerave të “Safe City”

Për dy vite në Maqedoni të Veriut 274 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidenteve në trafik. Në 30 vitet e fundit, çdo vit është shënuar rritje e numrit të aksidenteve në komunikacion e bashkë me ta edhe numri i viktimave.

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski thotë se po bëjnë çmos që këtë numër të lartë të aksidenteve me fatalitet ta zvogëlojnë në përiudhë të shkurtë kohore. Ai paralajmëron rritje të numrit të kamerave të Safe City-t në të gjithë vendin, si brenda qyteteve ashtu edhe në rrugët rajonale dhe autostradat. Ai thotë se qytetarët duhet ta kenë të qartë se gjitha masat merren për rritje të sigurisë e jo për ta rënduar buxhetin e tyre familjar.

“Ky projekt tregon se është një nga elementet kryesore që na shpie drejt një ambienti dhe komunikacioni më të sigurtë, numër më të vogël të aksidenteve të trafikut, më pak viktima dhe në të ardhmen do të fokusohemi që këtë çështje ta vendosim në piadestal për disktuim. Të investojmë në teknologji të reja dhe ua bëjmë me dije qytetarëve që respektimi i rregullave të komunikacionit është kusht për siguri dhe se dënimet nuk bëhen për t’i dëmtuar qytetarët por që t’u përmbahemi rregullave”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Qytetarët e mbështesin vendimin për shtimin e kamerave, me qëllim që shoferët e papërgjegjshëm të sanksionohen dhe të mos vozisin shpejtë, sidomos nëpër qytet! Megjithat, ka edhe prej tyre që thonë se mentaliteti i ballkansave, është i tillë, të ngasin shpejtë dhe kështu të rrezikojnë pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Vetëm për 6 muaj, janë registruar mbi 300 mijë shkelje të rrgullave vetëm nga kamerat Safe City në Maqedoni të Veriut. Kjo shifër alarmante flet qartë për vetëdijën e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion. Kujtojmë se vozitja mbi dyfishin e shpejtësisë së lejuar, shpie në arrestim të shoferit dhe përbën vepër penale. Gjithashtu, edhe ngasja me përqindje të lartë të alkolit në gjak, u jep të drejtë policëve që ta arrestojnë shoferin e papërgjegjshëm dhe ta nxjerin para organeve të drejtësisë