Në 112 vjetorin e Alfabetit nderohen tre veteranë të arsimit në Kumanovë

Në 112 vjetorin e Alfabetit të gjuhës shqipe do të nderohen tre veteranë të cilët dhanë kontribut të madh për arsimin shqip në Kumanovë: Z-nja Remzije Jashari, z.Feriz Dervishi dhe z.Reshat Latifi . Manifestimi për ditën a alfabetit, mbahet më 22 nëntor 2020 (e diel) në ora 15.00, në sallën e kurorëzimit në qendër të qytetit. Salla i përshtatet protokolleve të dhëna nga institucionet e shtetit.