Në Çair filloi ndërtimi i çerdhes më të madhe në Maqedoni

Një tjetër projekt i premtuar në dobi të qytetarëve të Çairit filloi rrugën e realizimit. Bëhet fjalë për objektin më të ri në kuadër të kopshtit për fëmijë “Fidani” në rrugën Kemal Sejfulla që njëherit do të jetë çerdhja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në territorin e vendit tonë, gurthemelin e të cilit sot e vënduam sëbashku me zëvendës kryeministrin e parë z. Artan Grubi, ministren për punë dhe politikë sociale znj. Jagoda Shahpaska, ish zëvendës ministrin për punë dhe politikë sociale z. Gönül Bayraktar, koordinatorin e grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti,deputetë, funksionarë dhe veprimtarë të arsimit. Uroj punë të mbarë dhe përfundim sa më të shpejtë të punimeve! Ju sjellim detajet e projektit: Hapësira e përgjithshme e ndërtimit: 3150 m2 Vlera e projektit: 120.083.880,00 denarë Kapaciteti hapësinor: 350 fëmije, gjithsej 21 kabinete