Ndryshoi datën e vizës në pasaportë, arrestohet i dyshuari në kufi

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është shoqëruar në stacionin policor në kufirin Dheu i Bardhë, pasi i njëjti dyshohet se ka ndërhyrë në datën e vizës në pasaportën e tij.

Pasaporta e tij është konfiskuar, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“PKK-Dheu i Bardhë 02.01.2023 – 07:10. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ndërhyrë (në datën e vizës) në pasaportën e tij. Me vendim të prokurorit, pasaporta është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.