Ndryshimi sapo ka filluar!!!

Shkruan: Medai Shaholli

Pa dorashka

Ndryshimi sapo ka filluar apo ne jemi ndryshimi…këto janë sloganet e hedhura nga VLEN për publikun shqiptar këtyre ditëve…
Cili është ndryshimi? Ndryshimi do u bëka me Mickon dhe VMRO-n në krye të qeverisë!!!

Ndryshimi sipas Opozitës VLEN do ardhka me ato 12/14 deputetë mbase edhe dy më shumë që shpreson opozita shqiptare pasi ata pa koalicion me kryekomitin Micko nuk vijnë ne shprehje.
Ahere, ku do ta gjejnë mbështetjen këta arrivistërt e opozitës duke e ditur tashmë se si titistët e Dhimos dhe komitet e Mickos nuk janë të gatshëm të pranojne barazinë me shqiptarët dhe duan që supremacinë e shtetit dhe të pushtetit ta mbajnë për vete, ndaj fantazoni shumë se ju do e sillni ndryshimin kur dihet që nuk i keni numrat dhe mbështetjen e duhur.

Të mos keqkuptohemi se po bëj tifo për DUI-n, jo kurrë, ajo ngelet kanceri i shqiptarëve po këta te opozitës si lëvizje xhonturke do e bëkan ndryshimin???
Shqiptarët fatkeqësisht nuk kanë akoma një forcë politike që t’i thotë Jo Mickos dhe Dhimos…. se pa barazinë e shqiptarëve nuk ka për të ekzistuar “drzhava Severna”!

Derisa nuk kemi një parti të shqiptarëve për shqiptarët këta ekzistueset do të vazhdojnë të lozin rolin e “shfalerkave” në bordelon qeveritare ashtu siç do premieri i guvernës.
Po mirë ahere, ta zëmë se do fitojnë 16/18 deputetë opozita shqiptare me VLEN-in, si do ta sjellin ndryshimin pasi nuk vendosin ju për krijimin e qeverisë së re dhe të përcaktimin të programit qeveritar?
Në emër të kujt ndryshimi flasin ata kur nuk kanë asnjë mundësi të realizohen kushtet e tyre në programin qeverisës që duket sipas sondazheve do ta udhëheq premieri i ri Micko.

Një gjë është e sigurtë se koalicioni VLEN në atë qeveri do të kenë “çelësat e kashtës” në vendimmarrje dhe udhëheqje, pasi ato do të trajtohen jo si partnerë dhe jo si të barabartë me komitët, por si shërbetore të pallatit mbretëror.

Kush e garanton kryekomitin Micko se turkomanët e VLEN-it nuk do ia dredhin atij sapo t’i paraqitet rasti me ndonjë të papritur duke lidhur një tjetër kontratë me partizanët e Dhimos, pasi nuk është hera e parë që turkomanët të njohur tashmë si kurvica e dredhin shpesh bishtin nga njëri kamp në tjetrin!

VMRO-ja dhe Micko sipas të gjitha gjasave do t’i fitojnë zgjedhjet, ku ata do të kenë në duar tapinë për të udhëhequr “me frenat e qeverisë” së koalicionit të ardhshëm, ndërsa turkomanët e VLAN-it “do hanë ato kocka” që do u jap Micko!
Ndryshimin nuk e bëni ju zotërinj të klanit të babëzitur VLAN por VMRO-ja, që si duket do ta heq qafe koalicionin e deritashëm për ta udhëhequr ata qeverinë e re bashkë me ju si servile të papara të koalicionit të ri.

Ndaj, ndaluni pak dhe merrni shtruar duke i shpjeguar shqiptarëve se kush do ta udhëheq qeverinë, VLEN-i apo VMRO-ja?
Nëse mendoni se duke i ndërruar vendet me DUI-n në bordelon qeveritare keni sjell ndryshimin, harrojeni pasi ajo është genjeshtra e radhës për shqiptarët.
Zotërinj të VLEN-it nuk ia VLEN të stërlëvdoheni e të vetëkënaqeni duke u turtullisur me dokrra pa fund për fitoren e madhe historike që do të korrni në zgjedhjet e 5 majit, se edhe para 3 vitesh alarmuat opoinionin e gjerë me lajmin senzacional, kur i përzgjedhuri juaj Taravari doli para medias pas një mbledhje mes vëllezërve të një ideali dhe tha se “i bëmë 61 me Levicën”, por doli se ishte lajm i rremë!

Konkluzion i kësaj loje propagandistike të parafushatës elektorale në “drzhavën tonë Severna që e duam shumë dhe kuptohet se na do”, nuk është mbështetje për DUI-n në asnjë mënyrë, por ama të deklarosh se me ne do vij ndryshimi në koalicion të heshtur me komitët e Mickos, është vështirë për ta besuar.