Ndryshimi i emrave të rrugëve, Maksuti: Vendimi është miratuar me konsensus

Profesori universitar Mersim Maksuti në intervistën për Alsat theksoi që Gjykata Kushtetuese duhet ta rrëzojë iniciativën për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetove, pasi ka argumente të mjaftueshme se emërtimi edhe pse është bërë pa pëlqimin e qeverisë, është miratuar me konsensus të përgjithshëm edhe nga shqiptarët, por edhe nga maqedonasit. Maksuti theksoi që marrja e pëlqimit nga Qeveria ka karakter formal dhe jo substancial.

“Vetë fakti që del se ka më tepër efekt karakter formal që nuk ia ka dhënë mbështetjen, miratimi në kohë është një argument i fuqishëm se nuk do të ketë peshë sot që nuk ka kaluar me miratim në qeveri para Gjykatës Kushtetuese Edhe ky është moment tjetër, argument i fuqishëm para Gjykatës Kushtetuese se ka kaluar me badinter dhe kalimi me badinter i këtyre emrave është argumenti substancial sepse komunitetet që jetojnë në Tetovë kanë gjetur një ujdi, një kompromis për emrat e rrugëve”, deklaroi Mersim Maksuti, Profesor universitar. /Alsat.mk