Ndryshimi drastik në pamje i Mikelës

Ia sheh hajrin emisionit “Për’puthen”, ndryshimi drastik në pamje i Mikelës.

Konkurrentja më e përfolur në “Për’puthen”, Mikela është vajza e vetme që vazhdon të jetë pjesë që nga fillimi i programit.

Së fundi ajo është deklaruar për Erjonin dhe gjithashtu ai ka bërë të njëjtën gjë, shkruan lajmi.

Por, gjatë këtyre muajve ajo ka pësuar ndryshim të madh në pamje, duke bërë disa ndërhyrje të cilat duket se e kanë zbukuruar edhe më shumë.

Duke hulumtuar në rrjetet sociale shihet sesi paraqitja e saj e parë dhe tani ka dallim të madh, duke nisur nga mollëzat, vetullat, buzët dhe dhëmbët.

Pothuajse secila konkurrente që bëhet pjesë e programit, ia sheh hajrin.