Ndryshimet e shpeshta të motit ndikojnë ndaj shëndetit të njeriut. Sipas mjekëve ndryshimet e shpeshta, si te të rinjtë ashtu edhe tek më të moshuarit shfaqen përmes simptomave të ndryshme, siç janë koke dhembja, marramendjet, të vjellat por dhe dhembje të tjera. Te personat me sëmundje kronike ndryshimi i motit ndikon tek sistemi kardiovaskular dhe ai respirator, ndërsa mund të vijë edhe deri tek rritja e presionit të gjakut.
Të shmanget hapësira e mbyllur, qëndrimi në shtëpi, kondicionerët në hapësirat e mbyllura, qëndrimi para kompjuterit. Më së mirë është të dilet më shpesh në ajër, të shëtitet më tepër. Të merret terapi për simptomat, si koke dhimbjet, marrje e mendjeve, molisja, dhimbja e nyjave. Duhet të merren analgjetik, ose të shëtitet, të bëhet kujdes me ushqimin, të jetë më i lehtë të mos ngarkohet organizmi me ushqim më të rëndë i cili mund ta ngarkojë gjendjen edhe më tepër – deklaroi Marina Sotirovska, Qendra Urgjente “Bukuresht”.
Sotirovska thotë se ndryshimet e shpeshta të motit ndikojnë edhe tek fëmijët. Sidomos tek ata që vuajnë nga alergjitë.
Tek fëmijët, tani është pranverë, alergjitë janë më të shpeshta, ka polen në ajër që ndikon në sëmundjet respiratore, si kollitje, bllokimi i hundëve, lotimi i syve, kështu që duhet të pihen më shumë lëngje dhe të shmanget dalja jashtë e tyre kur ka erë, për shkak se vetë era kontribuon të sjellë alergji, bën rryma të ajrit të cilat po ashtu ndikojnë në organizmin edhe tek të rinjtë edhe tek, fëmijët edhe tek më të moshuarit – tha Marina Sotirovska, Qendra Urgjente “Bukuresht”.
Sipas Sotirovskës te disa persona, sidomos te ata që kanë probleme psikike, ndryshimet e shpeshta të motit, mund të shkaktojnë stres të shpeshtë, që mund të arrijë deri në nivelin të manisë.





