Ndryshime në kreun e VMRO-DPMNE-së

VMRO-DPMNE ka bërë ndryshime në strukturën drejtuese të partisë, duke emëruar deputetin Dragan Kovaçki si sekretar të ri të përgjithshëm. Vendimi është marrë në mbledhjen e Komitetit Qendror që u mbajt mbrëmjen e sotme.

Për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së janë zgjedhur: Aleksandar Nikolloski, Vlado Misajllovski, Gordana Dimitrieska Koçoska, Timço Mucunksi, Luke Galevski, Nikolla Micevski, Antonio Milloshoski, Dafina Stojanovska, Rashella Mizrahi, Vlatko Gjorçev, Kiril Pecakov, Marija Andonovska, Eli Panova, Igor Janushev, Marija Miteva, Blagoja Tasheminov, Orce Gjorgjievski, Oner Jakupovski, Dragana Bojkovska, Sinisha Stojanovski, Stefan Andonovski, Filip Popovski dhe Boban Nikolloski.

Këtyre anëtarëve do t’u bashkohen edhe kryetarët e rinj të Unionit të Grave dhe Unionit të Forcave të Reja të VMRO-DPMNE-së.

Sekretar organizativ është emëruar Ivica Tomovski, ndërsa shef i kabinetit të kryetarit të VMRO-DPMNE-së është Vladimir Neloski, i cili të njëjtën pozitë e mban edhe në kabinetin qeveritar të kryeministrit.