Ministria e mjedisit në Kuvend dorëzoi ndryshimet në ligjin për cilësinë e ajrit me të cilat parashihet që rekomandimet gjatë ndotjes së lartë të ajrit të shndërrohen në detyrime institucionale.
Kufizimi i qarkullimit në komunikacion, kufizim i kapaciteteve prodhuese që ndotin, riorganizim i orarit të punës dhe mundësimi i grupeve të ndjeshme të mos ekspozohen në ajër me koncentrim të madh të grimcave të bëhen pjesë e qarkullimit juridik. Me fjalë të tjera, të mund dikush të urdhërojë, e ajo është Qeveria ose komuna dhe me atë urdhër këto masa menjëherë të hyjnë në fuqi- deklaroi Ana Petrovska, Sekretare shtetërore në Ministrinë e ambientit jetësor.
Petrovska tha se këtë vit Ministria më në fund pas 15 viteve ka fituar buxhet për akreditimin e laboratorit qendror e cila ndonëse ekziston me dekada, nuk ka akreditim të punojë. Me këtë laborator duhet të zbulohen të gjithë ndotësit dhe i njëjti do jetë pjesë e inspektoratit shtetëror të ambientit jetësor. Në debatin rreth ndotjes në Shkup, foli edhe kryetari i komunës së Karposhit Bogoev i cili tha se komuna i ka zbuluar ndotësit, por nuk mundet të hyjë nëpër shtëpitë e qytetarëve për të parë me se ngrohen. Bogoev pret që në këtë plan gjërat të ndryshojnë me vendosjen e policëve komunal.
Ka procedurë sipas të cilës mundet bashkë me polici me urdhër të hyhet. Por, një nga ndryshimet është Ligji për polici komunale i cili është në fazën e debatit dhe të cilin e udhëheq Qyteti i Shkupit, kështu që besojmë se edhe përmes këtij ligji që një ditë pritet të miratohet, inspektorët e komunave dhe të Qytetit të Shkupit të kenë kompetenca më të mëdha- tha Stefan Bogoev, kryetarë i Karposhit
Nga Ministria e ambientit jetësor presin që ndryshimet e propozuara të miratohen para shpërndarjes së Kuvendit, me qëllim që të gjitha rekomandimet që tashmë i kanë dërguar kur ndotja ishte mbi sasinë e lejuar, të jenë obliguese për komunat, Qeverinë dhe sektorin privat.