Ndërsa temperaturat po ulen, rastet e gripit po rriten çdo ditë. Në ordinancat mjekësore, numri i pacientëve me simptoma të ngjashme gripale është shtuar ndjeshëm. Kollë, ethe dhe lodhje, janë disa nga shenjat që po i detyrojnë qytetarët të kërkojnë ndihmë mjekësore. Se si ta vërejmë gripin e zakonshëm nga një virus sezonal, dhe çfarë masash duhet të marrim për ta parandaluar, kemi kontaktuar mjeken Sefjane Bellçishta , e cila sjell këshilla të vlefshme për shëndetin në këtë periudhë të vitit.
Sefjane Bellçishta, mjeke
“Tani mund të themi se sezona e gripit sipas kalendarit duhet të fillojë prej muajit tetorë mirëpo këtë herë filloi pak më herët me simptomet një rjedhje hunde, një kokëdhimbje, tështitje. Ishin simptomet e lehta të cilat tek dikush u komplikuan për skak të arsyeve tjera psh. Ushqimi më i dobët tek ata persona apo imuniteti më i ulët dhe komplikimet filluan të marin ndezje të fytyt ndezje të veshit, ndezje të organeve të poshtme raspiratore si dhe te gratë më tepër kemi pasë edhe ndezje të pjesës së poshtme urogenitale. Shkaku për këta simptome që u paraqitën, shumica prej tyre nuk i kanë marë në kohë gjatë kohës së fëmijërisë vaksinat, se vaksina shumë na ndihmon për ruajtjen e imunitetit si dhe mbrojtjen prej disa sëmundjeve të cilat mund të jenë edhe fatale tek dikush dhe mbarojnë me vdekje”.
Mjekja thekson se, përveç mungesës së vaksinimit në moshën e hershme, këtë vit sëmundjet gripale janë përhapur edhe për shkak të ndotjes së ajrit dhe ushqimit. Sipas saj, ajri i ndotur nga veturat dhe mbeturinat, si dhe ushqimet e trajtuara me pesticide, ndikojnë në dobësimin e imunitetit dhe shfaqjen e infeksioneve. Ajo paralajmëron se konsumimi i ushqimeve të kontaminuara mund të shkaktojë diarre apo helmime, dhe në raste kur simptomat zgjasin mbi tre ditë, duhet kërkuar ndihmë mjekësore. Mosha që preket më së shumti ndaj gripeve sezonale ajo tha se është prej moshës 6 muaj deri në 4 vjeç.
Sefjane Bellçishta, mjeke
“Më tepër preken fëmijët prej moshës 6 muaj deri në 4 vjet mandej, fëmijët shkollorë sepse aty ambienti është i mbyllur njëri të jetë i sëmurë me një tështitje apo me një kollitje mund të ua ngjesi tërë kolektivit që janë aty në ambientin e mbyllur. Si dhe mosha mbi 60 vjeçare edhe ata kanë imunitetin më të dobët si metabolizmi tek ata është më i ngadaltë për të bërë ndonjë ndryshim, në organizmin e tyre si dhe pacientët që janë me sëmundje kronike//si dhe pacientët me sëmundjet nefrologjike, si dhe pacientët që kanë sëmundje me eshtrat që kanë formë reumatike që paraqesin ndonjë artrit tek ata”.
Mjekja thekson se këtë vit vaksinat janë të kombinuara, pasi përfshijnë edhe atë kundër COVID-19, i cili është paraqitur sërish, por në një formë më të lehtë. Ajo bëri apel për kujdes të shtuar në higjienë dhe ushqim, pasi mungesa e tyre mund të komplikojë viruset sezonale. Po ashtu, mjekja shpjegon se viruset e grupit A transmetohen përmes kontaktit të drejtpërdrejtë mes njerëzve, ndërsa të grupit B edhe nga kafshët tek njeriu, ndaj duhet pasur kujdes në çdo rast.
Në fund, ajo këshillon që prindërit të ruajnë pastërtinë e fëmijëve pas daljes jashtë, të ndërojnë rrobat dhe të kujdesen për ushqimin e shëndetshëm. Konsumimi i frutave sezonale si rrushi, mollët e gështenjat ndihmon në forcimin e imunitetit dhe mbrojtjen natyrale të organizmit.
 
		





