Ndodh sërish, gruaja rrah burrin në Prishtinë

Një grua në Prishtinë e ka rrahur burrin e saj.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar ndihmë.

Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt, njofton policia në raportin 24 orësh, transmeton Klankosova.tv.

Ky nuk është rasti i parë i raportuar se një grua ka rrahur burrin e saj. Kohëve të fundit, janë shpeshtuar sulmet fizike nga gratë ndaj burrave për arsye të ndryshme.