Ndjekësit e pyesin: Përse nuk fitove ti por ajo sorra? Fifi jep përgjigjjen epike

Jo pa zhurmë u kalua fitorja e Eneda Tarifës në “Kënga Magjike 2019”, që nga momenti i shpalljes, salla më së shumti brohoriste emrin e Filloreta Raçit, kjo e fundit renditur në vendin e dytë.

Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi lajmi se, Eneda Tarifa dhe Fifi kishin prishur marrëdhëniet pas mbarimit të festivalit, pasi dy këngëtaret nuk ndiqnin më njera-tjetrën në llogaritë e tyre sociale në Instagram.

Pak çaste në parë, Fifi ka komunikuar nëpërmjet një Insta Live me ndjekësit e saj, ku njëri prej tyre i revoltuar i bën këtë pyetje: “Përse nuk fitove ti por ajo sorra”? të cilës Fifi i është përgjigjur menjëherë, siç nuk pritej: “Ajo sorra ka emër, e ka emrin Eneda Tarifa, ka pas një këngë shumë të bukur, po mos të më kishte pëlqyer nuk do i kisha dhënë 30 pikë. Jam shumë e lumtur që ka fituar Eneda dhe jo dikush tjetër”- është shprehur Fifi duke shtuar se ka pasur garë të fortë mes saj dhe Enedës pasi kjo e fundit është këngëtare me super vokal.