Ndjehet tërmet në Manastir

Një tërmet i ri i dobët ka ndodhur sonte në rrethinën e Manastirit.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.6 ballë dhe me epiqendër 15 km larg Manastirit.

Në këtë pjesë të Maqedonisë ka një javë tërmete.

Javën e kaluar një tërmet me magnitudë mbi 5 gradë ka tronditur Manastirin dhe pjesën më të madhe të Maqedonisë dhe më pas pothuajse çdo ditë ka pasur tërmete më të dobëta.