Pas ngjarjeve të bujshme që tronditën spektaklin “Prime” të së premtes në Big Brother VIP Kosova, Alba dhe Limi kanë pasur një përballje më të qetë mes tyre, këtë herë larg kamerave kryesore, në dhomën e gjumit.
Emocionet e forta të mbrëmjes nuk u shuan menjëherë, teksa Alba vendosi të flasë hapur për ndjenjat e saj. E prekur dhe e lënduar, Alba u shpreh se ndihej e tradhtuar nga situata e krijuar, duke mos i fshehur zhgënjimin e saj ndaj ish-partnerit.
Nga ana tjetër, Limi u përpoq ta qetësonte, duke i shpjeguar edhe një herë qëndrimin e tij dhe mënyrën se si kanë rrjedhur ngjarjet ditët e fundit brenda shtëpisë.
Biseda mes tyre u shoqërua me tone më të ulëta dhe një qasje më emocionale, ku Limi në fund e përqafoi ngrohtë Albën, në një moment që tregoi se, pavarësisht ndarjes dhe tensioneve, mes tyre ende ekziston një lidhje emocionale.
Pas kësaj, të dy shkuan për të fjetur, duke e mbyllur natën më të qetë se sa kishte nisur.
Megjithatë, duket se drama mes ish-çiftit është larg përfundimit. Ndërsa Alba vazhdon të përballet me ndjenjat e saj, Limi nga ana tjetër po shijon lidhjen e re me Dolcen, një situatë që pritet të sjellë zhvillime dhe tensione të reja edhe në javët në vazhdim brenda shtëpisë më të famshme në vend.



