Familjarë të Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit i cili ka vdekur të hënën në Lipjan, pasi është ndaluar nga zyrtarët policorë, dhe qytetarë tjerë janë mbledhur më 8 korrik para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, si shenjë kujtimi për të ndjerin.
Vdekja e tij ka marrë vëmendje të konsiderueshme në Kosovë, meqë zyrtarët policorë janë arrestuar nën dyshimet për “vrasje nga pakujdesia”, raporton REL.