Ndikimi i epidemisë nuk do të ndryshojë prirjen e funksionimit të qëndrueshëm të ekonomisë kineze

Nën ndikimin e situatës komplekse dhe të rëndë ndërkombëtare dhe të epidemisë së brendshme, në prill presioni i rënies mbi ekonominë kineze është rritur më tej dhe treguesit kryesorë ekonomikë kanë rënë. Një zëdhënës i Zyrës Kombëtare të Statistikave theksoi se ky është një ndryshim afatshkurtër i sjellë nga ndikimi i epidemisë, që nuk do të ndryshojë prirjen e funksionimit të qëndrueshëm të ekonomisë kineze dhe elasticitetin, potencialin e madh dhe hapësirën e gjerë të saj.

Fokusi mbi mbi parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, mbetet nje vemendje e perhereshme. Shangai , që ditët e fundit kishte një rritje të rasteve po shkon drejt stabilizimit. 15 nga 16 distriktet e Shangait kanë arritur të mos kenë asnjë rast transmetimi të virusit në komunitet dhe ky metropol do të rifillojë prodhimin dhe jetën normale nga qershori. Në fakt, bashkia e Shangait njoftoi të premten e kaluar se më shumë se më shumë se 4 400 nga 9 000 ndërmarrje të mëdha industriale kanë rifilluar punën, duke përbërë gati gjysmën e numrin të përgjithshëm. Për më tepër, situata epidemike në provincën Jilin është në fazën përfundimtare, kurse situata epidemike në Henan, Jiangsu, Zhejiang dhe krahina të tjera është stabilizuar gradualisht… Të gjitha këto dëshmojnë se këmbëngulja e Kinës për ndjekjen e politikës “zero-COVID dinamike” është shkencore e efektive, dhe jep garanci për rimëkëmbjen ekonomike.

Nga të dhënat e publikuara nga zyrtarët kinezë, nuk është e vështirë të kuptohet se epërsitë e tregut gjigant të Kinës janë ende të dukshme dhe prirja e funksionimit të qëndrueshëm ekonomik po vazhdon. Për shembull, në prill, megjithëse disa zona u prekën nga epidemia, nga perspektiva kombëtare, shkalla e përgjithshme e treguesve kryesorë të faktorëve të prodhimit ishte ende e konsiderueshme. Vëllimi i përgjithshëm i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit arriti në 2.9 trilionë juanë, ndërsa vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit ishte 3.2 trilionë juanë. Ndërkohë, prodhimi i çelikut arriti në 110 milionë tonë dhe i qymyrit të papërpunuar 360 milionë tonë. Përveç përmasës së madhe të tregut, epërsitë e një sistemi të plotë industrial dhe aftësive të forta mbështetëse ofrojnë gjithashtu përkrahje të fortë për ekonominë kineze për t’u bërë ballë rreziqeve dhe sfidave.

Duhet të theksohet gjithashtu se qeveria kineze ka forcuar rregullimin e makropolitikave dhe ka shtuar masat mbështetëse për industritë dhe ndërmarrjet e prekura, duke ofruar gjithashtu ndihmë për rimëkëmbjen ekonomike.

Me një treg të madh prej më shumë se 1.4 miliardë banorësh dhe më shumë se 400 milionë veta me të ardhura të mesme, një sistem të plotë industrial e një industri prodhuese me kapacitet të fortë furnizimi, të shoqëruara këto me zgjerimin e vazhdueshëm të hapjes, promovimin e ndërtimit të zonave të tregtisë së lirë dhe zbatimin e marrëveshjes së Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal, po krijohen të gjitha kushtet për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë kineze dhe prirja e zhvillimit afatgjatë të saj nuk ka ndryshuar.

Bazuar në këtë, kompanitë globale vazhdojnë të investojnë në Kinë. Në katër muajt e parë të këtij viti, përdorimi real i investimeve të huaja në shkallë vendi ishte 478.61 miliardë juanë, me një rritje prej 20.5 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme. A ka një mënyrë më të mirë për të treguar besimin e kapitalit të huaj në ekonominë e Kinës sesa investimet reale? Në “Treguesin e besimit të investimeve të huaja të drejtpërdrejta 2022” të publikuar së fundmi nga firma amerikane e konsulencës “Kearney”, Kina është ngritur dy vende këtë vit, duke u renditur e dhjeta në botë. Sipas raportit, kjo pasqyron shpresat e investitorëve për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë së Kinës në tre vjetët e ardhshëm.