Ndihma e Shpejtë në Kumanovë injoron edhe rastet urgjente gjatë orës policore

Të shumta janë ankesat e qytetarëvë të Kumanovës që vijnë në adresë të gazetës Lajm, ku ankohen se nuk marrin shërbime nga Ndihma e Shpejtë edhe në raste urgjente gjatë orës policore. Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmjen e kaluar rreth orës 23:00. Sahmir R, një qytetar i komunitetit rom, kishte kërkuar nga Ndihma e Shpejtë që të transportonte bashkëshorten e tij shtatzënë Medijana I. në spital për shkak të dhimbjeve të mëdha, por ishte injoruar me arsyetimin se nuk ka të lirë autoambulancë. Në situatë të tillë Sahmirit i kanë dalë në ndihmë pjestarë e policisë, të cilët e kanë transportuar bashkëshorten shtatzënë, të Sahmirit në spital, e cila vetëm pas një ore ka sjellur në jete një foshnje. Në adresën tonë kanë arritur fotografi ku shihet se në kohën kur ka ndodhur rasti, tre autoambulanca kanë qenë të parkuara në oborrin e Spitalit. Burime nga SBP-ja e Kumanovës thonë se janë shpeshtuar rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmë nga policia për t’i dërguar në spital, gjatë orës policore./Gazeta Lajm