Ndihma britanike

Shkruan: Daut DAUTI, Londër

Nga prilli i vitit 1943 e deri në tetor 1944, Misioni Ushtarak Britanik ka inflitruar në Shqipëri 76 200 ‘gold sovereigns’. ‘Gold Sovereign” është monedhë britanike e arit, 22 karat. Një ‘gold sovereign’ peshon 7. 4 gram. Kjo sasi e arit është përafërsisht 532 kg. Pra, brenda më pak se dy viteve, britanikët kanë hedhur mbi gjysmë tenelate ari në Shqipëri.

Siç shihet në këtë tabelë, shumica e arit (31 900 copë) i është dhënë ANLA-s (shkurtesë për Ushtrinë Nacional Çlirimtare dmth partizanëve të Enver Hoxhës). Një pjesë tjetër (7100) për nacionalistët dhe udhëheqësit e tyre, Gani Kryeziun dhe Abaz Kupin. Një pjesë e konsiderueshme ka rënë në duart e armikut gjatë lëshuarjes nga aeroplani dhe një sasi i është vjedhur misionit nga vendasit (shqiptarët).

1000 copë, dmth, diku rreth 7.3 kg, janë groposur diku dhe misioni nuk ka mund t’i gjejë. (A thua e ka gjetur dikush këtë sasi më vonë pas luftës?).

Kjo faqe me këto të dhëna është nga libri ‘Albania’s National Liberation Struggle – The bitter victory’ i autorit Reginald Hibbert, i cili ka qenë anëtar i këtij misioni ushtarak dhe ka qëndruar si oficer ndërlidhës britanik me forcat nacional- çlirimtare. Përndryshe, ky libër me siguri është më i miri në spjegimin se si dhe pse fituan komunistët në Shqipëri.