Ndeshja Shqipëri – Poloni nis me një minutë heshtje, kjo është arsyeja

Para pak çastesh ka filluar ndeshja kualifikuese ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Polonisë.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Paraprakisht, është mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit që mori jetën e shumë njerëzve në Marok.

Tribunat e stadiumit në kryeqytetin shqiptar janë të stërmbushura me tifozë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë është në kuadër të Grupit E në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Në grup me Shqipërinë dhe Poloninë janë edhe Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.