Ndërtimi i kompleksit universitar të UNT-së, mbetet prioritet i qeverisë së re

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka mirëpritur vendosjen e ndërtimit të Kampusit universitar të UNT-së mes
prioriteteve të qeverisë së re, 2020-2024.

Siç theksohet në kumtesë, kompleksi universitar i UNT-së, si nevojë imediate për t’u zhvilluar procesi studimor dhpër të pasur kushte optimale studentët si dhe stafi akademik dhe ai administrativ,“është lajm shumë i mirë për të gjithë ne.
“Në prezantimin e programit qeveritar, mes shume projekteve ceket dhe parashihet ndërtimi i kompleksit universitar që do të jetë shtëpi e pesë fakulteteve, rektoratit, instituteve dhe drejtorive të ndryshme që veprojnë në kuadër të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. UNT shpreh kënaqësinë për gatishmërinë e tillë të qeverisë, dhe do të jetë në partner dhe në shërbim të realizimit të tij sa më të shpejtë”
, thuhet në kumtesën e UNT-së./MIA