Ndërron jetë njëri nga dy personat që i zuri lisi në Prishtinë

Një person ka mbetur i vdekur para pak qastesh si pasojë e rrëzimit të një lisi në Prishtinës.

Sipas policisë së Kosovës, era e fuqishme ka rrëzuar një lis, i cili ka zënë dy kalimtar, shkruan lajmi.net.

Në një përgjigje për lajmi.net, zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka konfirmuar se njëri nga dy personat që i ka zënë lisi, ka vdekur.

Sipas asaj që thotë policia, viktima është rreth 30 vjeç dhe gjithashtu e lënduara femër është rreth 30 vjeç.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, thonë nga policia për lajmi.net.

Në anën tjetër, sipas raportimit të KosovaPress dy personat dyshohet se janë burrë e grua.