Ndërron jetë një tjetër person në Shqipëri nga Covid-19, shkon në 28 numri i viktimave

Ka ndërruar jetë një tjetër pacient i prekur nga Covid-19 në Shqipëri. Person ishte rreth 60-vjeçi dhe ishte në gjendje të rënduar shëndetësore ditëve të fundit. Numri total i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 28.

Ndërkohë në Shqipëri ka shkuar në 712 numri i të prekurve në vend nga CoVid-19, kjo pasi një ditë më parë u infektuan 34 persona të tjerë kryesisht në rajonin e Krujës.