Një person ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se i njëjti nga pakujdesia ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur viktimës.
Sipas raporti 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:45, në Lipjan.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin vdekja e viktimës është konstatuar në emergjencën e qytetit.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur pa shenja jete pasi që dyshohet se i njëjti nga pakujdesia e ka ndezur traktorin në mënyrë të parregullt derisa ishte në shpejtësi, dhe si pasojë traktori ka lëvizur në mënyrë të pakontrolluar duke e goditur viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin vdekja e viktimës është konstatuar në emergjencën e qytetit, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.