Ndërron jetë një 25-vjeçar në spitalin e Shtipit

FILE PHOTO: Medical personnel stand next to ambulances with COVID-19 patients as they wait in the queue at a hospital for people infected with coronavirus disease in Kyiv, Ukraine March 30, 2021. REUTERS/Gleb Garanich/File Photo

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor bën me dije se ka iniciuar një inspektim të jashtëzakonshëm në Spitalin Klinik të Shtipit, pas informacioneve të marra për një pacient i cili ka ndërruar jetë nga sepsa. Familjarët e të ndjerit J.D. (25) nga Berova, në rrjetet sociale shkruan se djali ka ndërruar jetë pasi është infektuar me sepsë pas drenimit të një dhëmbi në spitalin e Shtipit. Vdekjen e pacientit e konfirmuan edhe nga Spitali i Shtipit.