Ndërron jetë nëna e këngëtarit shqiptar

Ka ndërruar jetë nëna e reperit shqiptar Mato Lale.

Lajmin e ka bërë të ditur vet artisti me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, shkruan lajmi.net.

Krahas fotos me nënën ai shkroi se shpreson shumë që ajo të ketë qenë krenare për të.

“Asnjë sprovë nuk është e barabartë me atë kur Zoti vendos me të marr nënën. Tani se kam me nonushen time që qante për çdo hidhërim timin dhe u gëzonte me shumë se un për çdo gëzim timin. Jam bo pishman që stë kam dhe njëherë afër meje ti puthja këmbët deri sa t’më shkojë. Për ty kam bërë shumë gjëra dhe prej teje skam bërë shumë të tjera. Shpresoj t’kesh qenë krenare për mu siç isha unë për ty. Te dua përgjithmonë dhe me fal për t’gjitha dhe njëherë të fundit”- shkroi ai. /Lajmi.net/