Aktori dhe regjisori i famshëm, Murphy Afolabi, ka vdekur në moshën 49-vjeçare.
Shkrimtari dhe regjisori nigerian vdiq në orët e para të së dielës në shtëpinë e tij në Lagos, sipas Daily Post në Nigeri.
Lajmi është konfirmuar nga regjisori e producenti, Tune Ola-Yusuf, me një postim të shpërndarë në Facebook.

“Të prehet në paqe. Zoti i dhëntë familjes dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë forcë për të përballuar humbjen. Lamtumirë Muphy Afolabi”, thuhet në postim.
Ylli i ndjerë raportohe se ishte baba i tre fëmijëve – dy djem dhe një vajzë.
Afolabi u shfaq në mbi 60 filma, gjersa fillimisht fitoi famë pas rolit të tij në “Omo Rapala”.
Ai ishte gjithashtu skenarist, regjisor si dhe CEO i Fatuns Films Production.
Filmat e tjerë në të cilat ka qenë i përfshirë ishin: “One Blood”, “Porshe Babes”, “Blackout”, “Four Lions”, “Queen Lateefat”, “Osun, the Goddess” etj. /Telegrafi/