Ka ndërruar jetë Bllagojçe Trpevski, ish-deputet dhe veprimtar i njohur nga Gostivari. Lajmin e ka bë të ditur ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes një postimi në rrjetet sociale, përcjell tetova1
Kovaçevski shpreh ngushëllime të thella për familjen dhe të afërmit e Trpevskit, duke theksuar kontributin e tij të rëndësishëm në jetën publike të vendit.
“Bllagojçe Trpevski do të mbahet mend si një njeri me parime, ndershmëri dhe sinqeritet. Si deputet dhe profesionist, ai punoi pa u lodhur për zhvillimin e shtetit dhe për realizimin e Korridorit 8-të. Përkushtimi dhe lufta e tij për vlerat socialdemokrate lanë gjurmë të përhershme”, ka shkruar Kovaçevski, duke shtuar se do ta kujtojë gjithmonë për njerëzillëkun dhe përkushtimin e tij.
Disa vite më parë, familja e ish-deputetit përjetoi një tragjedi të madhe, ku djali i tij, Jovica, humbi jetën në aksidentin e rëndë trafiku me autobusin e kompanisë Durmo Tours në autostradën Shkup-Tetovë./tetova1.mk/






