Ndërron jetë ish deputeti i Kuvendit të Maqedonisë

Ka ndërruar jetë Sande Xhambazovski, veprimtar i shquar politik dhe ish-funksionar shtetëror, i cili gjatë karrierës së tij ka ushtruar disa funksione të rëndësishme publike, shkruan 24info.mk, përcjell tetova1

Xhambazovski ishte kryetar i Organizatës Komunale të LSDM-së në Shtip, anëtar i Komisionit për Bujqësi pranë partisë, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendësministër i Bujqësisë, si dhe sekretar shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë.

Veprimtaria e tij u karakterizua nga përkushtimi ndaj interesit publik, zhvillimit institucional dhe avancimit të sektorit bujqësor në vend.

Varrimi do të mbahet të enjten, më 15 janar 2026, nga ora 12:30 deri në 13:30, në Varrezat e Qytetit në Shtip.

Ngushëllime familjes!