Dy pacientë meshkuj, të moshës 35 dhe 38 vjeçe, njëri nga Berova dhe tjetri nga Shtipi, ndërruan jetë në Kovid-qendrën e Shtipit, informoi zëdhënësja e Spitalit klinik-Shtip, Marina Shumanska. Gjatë ditës pritet që kryesia të informojë se në çfarë gjendje ishin sjellë pacientët në spital, dhe se cilat komplikime nga koronavirusi shkaktuan vdekjene tyre.
Kovid-qendra e Shtipit tashmë disa ditë vazhdimisht po mbushet me pacientë nga rajoni lindor. Në Repartin infektiv janë hospitalizuar 54 pacientë, prej të cilëve 48 janë në mbështetje oksigjeni, ndërsa në Repartin e lëkurës po mjekohen nëntë pacientë. Në Kovid-qendrën e Shtipit ka gjashtë shtretër të lirë spitalorë.