Ndërroi jetë mjeku shqiptar, pas disa ditësh pritej të bëhet baba për herë të parë

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka zbuluar një detaj mjaft prekës në lidhje me mjekun Leonard Kamberi nga Vlora i cili ndërroi jetë si pasojë e COVID. Teksa e konsideron një mjek të talentuar dhe mik të rrallë, Leli thotë se Kamberi do të bëhej baba për herë të parë brenda disa ditësh me fëmijën që e prisnin prej kohësh.

“Nard Kamberi, një tjetër mjek i talentuar dhe mik i rrallë, na u largua sot të gjithëve duke lënë vetëm bashkëshorten, Erindën, që pas pak ditësh pret të bëhet nënë për herë të parë, me femijën që prisnin me dashuri pas kaq shumë kohësh. Të prehesh në paqe Nardi! Do na mungosh shumë!”, shkruan Leli.

Mjeku gjinekolog Leonard Kamberi nga Vlora ndërroi jetë si pasojë e virusit në moshën 50-vjeçare pasi ishte shtruar prej dy javës në spitalin Infektiv në Tiranë. Gjendja shëndetësore e tij është rënduar tre ditët e fundit dhe nuk mundi të fitojë betejën./mv.abcnews.al