Profesori i letërsisë dhe një nga figurat e hershme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu vdiq të martën në moshën 78-vjeçare, njoftoi familja.
Kryeziu, me origjinë nga fshati Pagarushë e Malishevës, mbajti funksione të rëndësishme publike dhe politike përgjatë karrierës së tij.
Nga viti 2000 deri më 2007 ishte kryetar i Prizrenit, më pas deputet dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kryeziu nuk ishte vetëm figurë politike. Ai zhvilloi një karrierë të gjatë në arsim dhe akademi.
Ishte profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku kishte doktoruar në shkenca filologjike në vitin 2007.
Në arsim ishte i angazhuar që nga viti 1972.



