Ndërroi jetë Eduard Kukan- për shumë vite ishte në mesin e eurodeputetëve që kërkonin zgjidhje për krizën politike në Maqedoni

Ish politikani dhe diplomati sllovak Eduard Kukan ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare, njoftoi sot Lenka Miller, zëdhënëse e Universitetit Komenius në Bratislavë.

Në vitin 1999, Kukan u emërua i dërguari special i OKB-së për Kosovën.

Nga viti 2009 deri në vitin 2019 ka qenë deputet i Parlamentit Evropian.

Ai ishte edhe një nga ndërmjetësuesit e Parlamentit Evropian në dialogun ndërpartiak në Serbi dhe për shumë vite ishte në treshen e eurodeputetëve që kërkonin zgjidhje për krizën politike në Maqedoni.