Ndërroi jetë doajeni i hafizave, Mulla Mahmud ef. Asllani

Sot ka ndërruar jetë mualimi i njohur nga Tetova Mulla Mahmud ef. Asllani, i cili me dekada ta tëra ka përgatitur qindra hafizë të Kuranit. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Myftinia e Tetovës.

BFI-Myftinia e Tetovës:

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi “Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të muhafizit shumë të respektuar të Tetovës, doajenin e hafizave, Mulla Mahmud ef. Asllani, i cili në qetësi ruajti Kur’anin përmes hafizave dhe në qetësi largohet nga kjo botë. Në emrin e BFI-së Myftinia e Tetovës, në emrin tim personal, në emër të hoxhallarëve, hafizëve dhe në emër të të gjithë besimtarëve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, nxënësve dhe miqve të tij. E lusim Allahun Fuqiplotë, që hoxhën tonë të dashur ta shpërblejë me xhennet për punën dhe sakrifiicën e tij, në duart e të cilit kanë kryer hifzin afër 200 hafizë të Librit të Allahut, veprimtari kjo e cila do të ngelet e përjetshme në historinë e vendit tonë, ndërsa familjarëve t’u japë saber”.

BFI-Myftinia e Tetovës Myftiu: Prof. Dr. Qani ef. Nesimi