Arsimtari nga Kumanova Rexhep Rexhepi ka ndërruar jetë sot, njoftojnë familjarët dhe miqtë e tij. I ndjeri për shumë vite i ka shërbyer arsimit shqip, duke punuar si arsimtar i gjuhës shqipe në fshatrat e komunës së Velesit.
“Të nderuar kumanovarë, kolegë, shokë, bashkëpartiak.
Me pikëllim ju njoftojmë se ka ndërruar jetë, shoku, bashkëqytetari e miku jonë, arsimtari Rexhep Rexhepi.
Rexhepi gjatë gjithë jetës ka shërbyer arsimit shqip, ku ka punuar si arsimtar i gjuhës shqipe në fshatrat e komunës së Velesit.
Në sferën politike ka qenë aktiv duke qenë edhe njëri ndër themeluesit e Lëvizjes tonë politike që nga viti 2014 dhe duke qëndruar besnik deri në fund, ku qenë kështu edhe anëtar i përbërjes së fundit të Kuvendit Qendror të ASH-së.
Zoti e past nën mëshirën e Tij dhe e shpërleftë me xhenet për sakrificën e tij në shpërndarjen e diturisë.
Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur.
Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!”, ka shkruar Huzeir Mustafa, këshilltarë i ASH-së në Komunën e Komunavës dhe bashkëpartiak i arsimtarit të ndjerë, Rexhep Rexhepi.






