Ndërpritet votimi në Butel, votuesi i partisë në pushtet fotografon votën, është arrestuar nga policia

Një incident i vogël ka ndodhur sot në një vendvotim në Butel, merr vesh 24 info. Sipas këtij mediumi, një votues në vendvotimin numër 2909 në shkollën fillore “Zhivko Brajkovski” e ka fotografuar votën, pas së cilës është ndërprerë votimi.

Votuesi është arrestuar.

Në votën e fotografuar ka qenë i rrethuar kandidati i BDI-së.

Sipas Kodit Penal, dënimi për vepra të këtilla dhe të ngjashme që lidhen me procesin zgjedhor janë me dënim me burg deri në tre vite.