Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se nga ora 17:50, trafiku për të gjitha llojet e automjeteve në vendkalimin kufitarë “Evzoni”, për hyrje dhe dalje në Republikën e Greqisë, është bllokuar përsëri, për shkak të një proteste të fermerëve.
Nga LAMM thonë se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
“Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.




