Nga AMSM-ja bëjnë të ditur se puna për pastrimin e rrugës Shkup-Bllacë, ku gjatë ditës së sotme u mbyll për shakak të rrëshqitjes masive të dheut, është ndërprerë përkohësisht dhe do të vazhdohet përsëri nesër. Deri më tani është pastruar vetëm gjysma e rrugës, që do të thotë se makinat kalojnë vetëm në një korsi. Ndërsa policia është duke menaxhuar trafikun në këtë pjesë, duke alternuar makinat, njëherë një krah dhe njëherë krahun tjetër, për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve pa pengesa.
Lajme Ndërpritet puna për zhbllokimin e rrugës Shkup-Bllacë, qarkullimi zhvillohet vetëm me një...




