Kryeqyteti i Grenlandës ndodhet në një errësirë totale, për shkak të ndërprejes së energjisë elektrike. Qindra banorë dhe familje po përballen me mungesë të rrymës elektrike, ndërsa ende nuk dihet shkaku i ndërprerjes së saj. Kompania energjetike Nukissiorfiit tha se po punohet në mënyrë intensive për të rivendosur energjinë përmes sistemeve rezervë, ndërsa ekuipazhet teknike po punojnë për të identifikuar dhe zgjidhur problemin.
Mediat e huaja shkruajnë se ndërprerja e energjisë vjen, disa ditë pasi kryeministrja daneze Mette Frederiksen vizitoi ishullin. Kryeministrja danez ishte në Grenlandë të premten, dhe deklaroi mbështetjen e Danimarkës për banorët e rajonit autonom të Arktikut.
Vizita erdhi pas një jave të trazuar, në të cilën presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga kërcënimet për të pushtuar Grenlandën me forcë dhe ra dakord të hynte në negociata. Frederiksen vizitoi ishullin dy ditë pas takimit të Trump me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Davos të Zvicrës.
© SYRI.net



