Pezullimi i përkohshëm vlen për të gjitha fluturimet me udhëtarë në bord, që arrijnë në ANP “Adem Jashari” përveç fluturimeve në shkuarje, pra nga Prishtina në drejtim të destinacioneve të ndryshme.
Inspektorët e AAC-së, sot, e kanë monitoruar për së afërmi zbatimin e këtij vendimi.
“Lusim të gjithë udhëtarët që të kenë mirëkuptim për këto masa dhe të zbatojnë me përpikëri masat mbrojtëse të rekomanduara nga autoritetet përkatëse”, thuhet në komunikatë.
“Nuk ka vend për panik, vetëm për kujdes të shtuar!”, kanë thënë nga autoriteti i Aviacionit Civil.