Kurti në videokonferencë me kryeministrat e Ballkanit, flet për heqjen e vizave

Kurti aty tha se Bashkimi Evropian duhet të jetë më i përkushtuar për Kosovën, dhe se Kosova ka një popullsi të re, energjike që mund të punojë shumë.

“Popullsia e Kosovës është e re dhe energjike prandaj nuk dyshoj se ne mundemi të punojmë shumë. Por, është e domosdoshme që edhe Bashkimi Evropian të punojë dhe të jetë i përkushtuar për neve”, tha ai.

Kurti në këtë video-konferencë ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

“Në këtë krizë pandemie ku qytetet e shtetet gjithandej globit po i mbyllin kufijtë e po i izolojnë njerëzit e tyre, ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është liria e lëvizjes. Por kur pandemia të përfundojë, qytetarët gjithandej Evropës do të jenë të gatshëm të lëvizin lirshëm sërish nëpër Evropë, përderisa ne në Kosovë do të mbetemi të izoluar”, tha Kurti.