Ndërprerje të ujit sot në disa komuna të Shkupit

Ndërprerje e furnizimit me ujë për shkak të kryerjes së ndërhyrjeve të ndryshme do të ketë sot në disa komuna të Shkupit: Kisella Vodë, Karposh, Butel dhe Qendër.

Siç informuan nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, për shkak të realizimit të një lidhjeje të re të ujësjellësit në rrugën “Boris Trajkovski” nr. 212, në komunën Kisella Vodë, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë përdoruesit e një pjese të së njëjtës rrugë (lokaliteti i quajtur Kamenik). Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve.

Në komunën Karposh, për shkak të realizimit të një lidhjeje të ujësjellësit f-150 mm në rrugën “Varshavska” nr. 4, pa ujë do të mbeten përdoruesit e një pjese të rrugës “Varshavska” dhe një pjese të bulevardit “8 Shtatori”. Ndërprerja do të jetë nga ora 10:00 deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.

Në komunën Butel, për shkak të realizimit të një lidhjeje të ujësjellësit f-100 mm në rrugën “Boca Ivanova” pa numër (për ABC Komerc), pa furnizim me ujë do të mbeten përdoruesit e një pjese të rrugëve: “Boca Ivanova”, “Tome Pure”, “Dushko Popoviq”, “Aleksandar Bujnov”, “Betovenova” dhe një pjese të rrugës “Petar Mandzhukov”. Ndërprerja do të jetë nga ora 10:00 deri në përfundimin e punimeve.

Në komunën Qendër, për shkak të realizimit të një lidhjeje të ujësjellësit f-80 mm në rrugën “20 Tetori” nr. 44, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë përdoruesit e një pjese të së njëjtës rrugë. Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në përfundimin e aktiviteteve të punës.